Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga jashtë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas këtyre dy proceseve pritet numërimi i votave nga diaspora e atyre me kusht, për të vazhduar më pastaj me shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Elezi ka bërë të ditur se deri të premten kanë përfunduar me rinumërimin e rreth 70 për qind të vendvotimeve, të cilat i janë nënshtruar këtij procesi, transmeton Koha.
Kanë mbetur 118 vendvotime që të rinumërohen nga gjithsej 552 vendvotime.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbyllet rinumërimi, KQZ-ja pret afatet e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare
-
KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
Rinumërimi i 10% të votave mund të nisë gjatë vikendit
-
Të martën pritet të përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve