Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të Sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.
Aktgjykimi për këtë rast duhej të merrej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së.
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë lirimin e tyre, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.
Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.
MPB kumtoi se për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave” komunikacioni rreth objektit të Gjykatës Themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet, bën të ditur Alsat-m.
“Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për ngjarjet lidhur me ‘Lagjen e trimave’. Për këtë arsye komunikacioni në rrugët nëpër të cilat do të kalojnë të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të rikahëzohet për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
-
Gjykata e Apelit konfirmon dënimet për grupin e Kumanovës
-
Në Shkup u protestua kundër vendimit të gjykatës për grupin e “Kumanovës”
-
Shkup, sot protestohet kundër vendimit për ‘Lagjen e Trimave’
-
Rasti Kumanova para Apelit: “Terroristë pa kryer asnjë akt terrori"
-
Në disa qytete të Kosovës, protestohet me kërkesë lirimin e të burgosurve nga “Grupi i Kumanovës”