Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës “Fehmi Lladrovci”, rrugë kjo prej rrethit të flamurit deri te rrethi i Spitalit.
“Përgëzime për kompaninë dhe drejtorinë për afatin rekord dhe pa pengesa të mëdha në trafik. Tash edhe anën tjetër!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, përcjell Koha.net.
Kujtojmë se njëri krah i rrugës, ky i cili asfaltohet sot, ka qenë i mbyllur për të bërë sanimin dhe shtresimin pasi rruga ka qenë e dëmtuar.
Komuna e Prishtinës ditë më parë ka njoftuar se sanimet do të bëhen në të dy kahet e rrugës nga “Rrethi i Flamurit” e deri te “Rrethi i Spitalit”.
Gjithashtu, Komuna ka njoftuar se rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve.

-
Mbyllet për tetë ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
-
Shkaku i punimeve, mbyllet njëri krah i rrugës “Fehmi Lladrovcit”
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet për dëmtimin e rrugëve me qarkullim të madh të mjeteve të rënda
-
Pritet asfaltimi, njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza” do të mbyllet për dy ditë