“KRU Prishtina” ka njoftuar se të hënën një pjesë e Prishtinës mund të mbetet pa ujë të pijshëm për shkak të punimeve elektrike nga KEDS-i.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 7 qershor 2021, e hënë KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht implementim të punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë. Punimet do zgjasin nga ora 09:00- 18:00”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”.
Zonat që mund të preket nga këto punime janë, lagjet "Taslixhe", "Mati", " Sofalia", "Zllatari", "Zona Qendër’’ dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes ‘’Bregu i Diellit’’, rruga e "Bledit" dhe rruga "Isa Kastrati", në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Të hënën një pjesë e Prishtinës pritet të mbetet pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Ky fshat në Prishtinë nesër do të mbetet për disa orë pa rrymë e ujë