Sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.
12 të akuzuarit që do të përgjigjen të parët janë pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve. Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale.
Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 12 ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit të UÇK-së. Prokuroria Speciale i akuzon ata për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Gjykata ia kishte kthyer për përmirësim dhe qartësim këtë aktakuzë Prokurorisë Speciale, me arsyetimin se përshkrimi faktit i veprës penale ishte konfuz dhe si i tillë nuk lejonte mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të procesit.
-
Nesër nis shqyrtimi fillestar për “Veteranët e rrejshëm”, njëri nga 12 të akuzuarit e quan “spektakël”
-
“Veteranët e rrejshëm”, të hënën pritet shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve
-
Rihapet rasti “Veteranët”, shtyhet shpallja e aktgjykimit
-
Të akuzuarit në rastin “Veteranët” shpallen të pafajshëm
-
Historiku i rastit “Veteranët mashtrues”