Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Veteranët e rrejshëm”, të hënën pritet shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve

Ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, pritet që këtë të hënë të njihen zyrtarisht me akuzat të cilat ua ngarkon Prokuroria Speciale e Kosovës, në rastin e njohur të veteranëve, raporton KTV.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, pritet që në fillim të javës të ulen në bankën e të akuzuarve.

Por, në këtë shqyrtim fillestar, pritet të ketë pengesa.

Njëri nga të akuzuarit në këtë rast, ende nuk ka pranuar ftesë nga gjykata.

Është avokati i Shkumbin Demaliajt, Arianit Koci, i cili thotë se, përveç ftesës, klienti i tij nuk ka pranuar ende as aktakuzën me përmirësime.

KTV-ja ka kontaktuar edhe të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, por shumica prej tyre, përmes telefonit, i kanë thënë KTV-së se kanë se kanë pranuar ftesat dhe gjithashtu edhe aktakuzën me përmirësime.

Edhe Sot nis shqyrtimi fillestar për “Veteranët e rrejshëm” Arbëri Sot nis shqyrtimi fillestar për “Veteranët e rrejshëm”

Ndërsa, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, shkurt ka konfirmuar se kjo gjykatë u ka dërguar të gjitha palëve ftesat dhe gjithashtu aktakuzën e ndryshuar, andaj, siç ka thënë Gashi, seanca pritet të mbahet ashtu siç ishte paraparë më 28 janar.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 12 ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit të UÇK-së. Prokuroria Speciale i akuzon ata për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Por, gjykata ia kishte kthyer për përmirësim dhe qartësim këtë aktakuzë Prokurorisë Speciale, me arsyetimin se dispozitivi i aktakuzës, në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale, ishte konfuz dhe si i tillë nuk lejonte mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi.