Një delegacion austriak i kryesuar nga ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës.
Schallenberg do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin për media, u theksua se takimi bilateral do të fillojë në orën 15:45 minuta, në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00.