Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri austriak Schallenberg viziton Kosovën

Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, do të arrijë të martën për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, në orën 09:00. Pak minuta më pas, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të ketë një konferencë për gazetarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtari i lartë austriak po ashtu do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, në orën 10:00.