Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, është detyruar ta presë ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për disa minuta në veturën e tij, para se të takoheshin të martën në Prishtinë.
Schallenberg po qëndron në Kosovë, derisa gjatë ditës së martë është pritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi me Gërvallën i paraparë që të ishte i pari nga liderët e Kosovës, është shtyrë paraprakisht nga Ministria e Jashtme, e po ashtu edhe konferenca e përbashkët për media e tyre.
Nuk dihen arsyet e vonesës së Gërvallës për takim me Schallenbergun.

Artikuj të ngjashëm
-
Nis takimi i Osmanit me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë
-
Ministri austriak Schallenberg viziton Kosovën
-
Ministri i Jashtëm gjerman sot në Kosovë, takohet me Osmanin
-
Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE