Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Kosovë vjen Escobari, e nesër Lajçaku

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të martën (sot) për vizitë në Kosovë, e një ditë pas tij, pritet të mbërrijë emisari special i BE-së për dialogun, Miroslab Lajçak.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, i ndërmjetësuar nga BE-ja. Takimi rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës së martë, Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin tonë do ta vizitojë edhe special i BE-së, Miroslav Lajçak. /ksp