Të premten i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jenë në Kosovë.
Bashkë me këshilltarët e Kancelarit gjerman, Presidentit francez dhe Kryeministres italiane, Plotner, Bonne dhe Talo, ata do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Qeveri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takim do të diskutohet mbi procesin e dialogut.
“Do të diskutohet për procesin e dialogut dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kryeziu për KOHËN.
Të mërkurën, Lajçak ka takuar Kurtin në Davos të Zvicrës ku kanë diskutuar për dialogun. Lajçaku e ka përshkruar diskutimin si “të thelluar”.