Të mërkurën, çmimi i naftës është shtrenjtuar për një cent, krahasuar me të martën, ndërkaq benzina për tre centë.
Sot çmimi i naftës është 1.68 euro për litër, i benzinës 1.47 euro për litër ndërkaq gazi 0.85 euro për litër.
Të martën çmimi i naftës ishte 1.67 euro për litër, benzina 1.44 euro për litër e gazi 0.86 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
