Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mot i vranët, viset malore do të bie edhe borë

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët. Në viset malore parashihet të ketë edhe borë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar IHMK-ja.