Të hënën në nivel vendi janë dhënë mbi 16.000 doza të vaksinës anti-COVID, duke çuar në rreth 374 mijë doza të administruara që nga fillimi i vaksinimit.
Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim masiv, numri ditor është paraparë të jetë po aq – 16.000, por deri më tash rrallë është arritur kjo shifër.
“Mbi 16.000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë. Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja. Vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes! Komplimente për Ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës”, ka shkruar zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, në Facebook.
Sipas planit për vaksinim, deri në fund të vitit është paraparë të vaksinohen 60 për qind e popullatës mbi 18 vjeç.
-
Afër 771 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID në Kosovë
-
Mbi 708 mijë vaksina të administruara deri tash
-
Në Kosovë janë administruar afro 553 mijë doza të vaksinës antiCOVID
-
Në Kosovë janë administruar mbi 500 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19
-
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë vetëm 965 doza të vaksinës antiCOVID