Në Kosovë janë administruar deri më sot mbi 500 mijë doza të vaksinave anti-COVID.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë janë administruar në total 505.340 vaksina anti-COVID, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë administruar mbi 17 mijë.
170.854 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, sa duhet për t’u imunizuar. Ndërsa nga një dozë kanë marrë 163.632 qytetarë.
“Mbi gjysmë milion doza të vaksinës kundër Covid-19, saktësisht 505 mijë e 340 doza janë administruar deri më sot. Ky numër përcjellë planin e ministrisë së Shëndetësisë për imunizimin e qytetarëve, por, me variantin delta në përhapje dhe vjeshtën që po afron, vaksinimi duhet të numërojë edhe më shumë qytetarë. Andaj, shtojmë thirrjen për vaksinim sepse shëndeti dhe mirëqenia jonë nuk ka alternativë tjetër”, është thënë nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.