Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot kthehen mbetjet mortore të viktimave të masakrës së Rezallës të gjetura në Serbi

Mbetjet mortore të viktimave të masakrës së Rezallës të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, do të kthehen sot në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe në pikën kufitare me Serbinë, Merdar, ka bërë të ditur Zyra për komunikim e Kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe dhe nderime para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Nuk është bërë e ditur se sa trupa do të kthehen.

Më 1999, forcat ushtarake e policore të Serbisë, kanë vrarë 98 shqiptarë në Rezallë.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës më herët dhe iu dorëzuan familjarëve.