Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot konferencë dëgjimore në Kongresin Amerikan, kërkohet të ruhen Kosova dhe BeH

Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA sot do të mbahet konferencë dëgjimore, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë për Ballkanin Perëndimor, të cilët siç shkruan gazeta “Avaz” e Bosnjës, do të porosisin administratën në ardhje të SHBA-së, që do të drejtohet nga Joe Biden, se çfarë qëndrimesh të marrë kundruall rajonit.

Ekspertët, ndër ta ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, profesori i universitetit ''Johns Hopkins”, Daniel Serwer, dhe analisti Janusz Bugajski, administratën e re amerikane do ta udhëzojnë si të veprojë më tutje në Ballkan.

Mikpritës i takimit është kryesuesi i Komitetit, kongresisti Eliot Engel. Rikujtojmë se presidenti i ri i SHBA merr detyrën në janar të vitit 2021.

Sipas “Avazit”, Serwer në fjalën e tij do të ftojë administratën e re të SHBA për një angazhim më të fuqishëm kur është fjala për pengimin e secesionit të Republika Serbskas, si dhe për njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës.

SHBA do të duhej t’u bënin presion evropianeve që të sanksionojnë ata që inkurajojnë pavarësinë e Republika Serbskas, citon “Avaz” Serwerin, i cili mbron qëndrimin sipas të cilit amerikanët dhe evropianët do të duhej të mbështetnin mundësinë e kushtetutës së re qytetare.

Edhe Presidentit të ri amerikan i kërkohet ndryshim i qasjes në raport me Kosovën Arbëri Presidentit të ri amerikan i kërkohet ndryshim i qasjes në raport me Kosovën

Serwer rikujton se ende ka probleme midis Serbisë dhe Kosovës.

“Qëllim kryesor amerikan i dialogut është njohja e ndërsjellë dhe shkëmbimi i ambasadorëve. Presidenti Biden dhe kancelarja Angela Merkel duhet ta shpallin eksplicite këtë qëllim dhe të bëjnë presion në vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të deklarojnë se do ta njohin Kosovën më së voni kur këtë ta bëjë Serbia. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara kërkon nga amerikanët që ta bindin Rusinë e Kinën që të mos e përdorin veton”, citohet të ketë thënë Serwer.