Sot dhe nesër në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës 2019’’ në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në Deçan behët hapja e panairit veror në qendër të qytetit të Deçanit.
Panairi do të hapet në ora 16:00 në qendër të kësaj komune, saktësisht te sheshi “Mentor Tolaj”.
Hapjen e panairit do ta bëjë Ramosaj, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, përfaqësues nga Komunat Plavës dhe Gucisë, zyrtarë institucionalë, deputetë, etj.
Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të Ditëve të Diasporës, ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave të tjera.
-
Administrata e Deçanit s`e zgjat orarin e punës
-
Ramosaj synon mandatin e tretë për kryetar të Deçanit, premton zhvillim të hovshëm e turizëm modern
-
Ramosaj synon mandatin e tretë në Deçan: Prioritet zhvillimi ekonomik e infrastruktura
-
Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Veronë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”
-
Rama në Beograd në Samitin “Ballkani i Hapur”, pritet finalizimi i një marrëveshje