Arbëri

Sot ftohtë e ngricë në Kosovë

Foto: Ilustrim

Mëngjesi i së martës do të mbajë mot i ftohtë e me ngrica në Kosovë, ndërsa gjatë ditës parashihet të ketë vranësira kalimtare e herë-herë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri 7.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik për shkak të ngricave të mundshme.

I ftohti pritet të mbetet në vend deri të enjten.