Në KTV sot do të fillojë sezoni i gjashtë i emisionit “Puls”.
Në emisionin e sotëm, do të debatohet mbi rëndësinë e liqenit të “Ujmanit” për ekonominë e Kosovës.
Të ftuar në emision janë: Avdi Gjonbalaj - ish zyrtar i lartë në Hidroekonominë e Kosovës, Afrim Lajçi - këshilltar në Këshillin Ndërministror në Qeverinë e Kosovës, Gani Berisha - Drejtor i Departamentit të Ujërave në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Skender Bublaku - Ekspert i Ujërave.
Kush është pronar dhe ndërtues i liqenit të Ujmanit?
A mund të mbijetojë ekonomia dhe shteti i Kosovës pa liqenin e Ujmanit?
Edhe
“Të gjitha liqenet në Kosovë s’e kanë sasinë e ujit që e ka Ujmani”
Sa komuna furnizohen me ujë të pijes nga liqeni i Ujmanit?
Cilat fabrika furnizohen me ujë nga liqeni i Ujmanit?
Sa hektar tokë bujqësore ujiten nga liqeni i Ujmanit?
Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë a rrezikon ta lërë Kosovën pa resurset kryesore natyrore?
Edhe
Sonte në “Puls” flet Avdi Gjonbalaj, ish-zyrtari i ish-hidroekonomisë së Kosovës
A është punuar që Kosova të ketë master plane për ujëra pas luftës?
Edhe sa liqene artificiale i duhen Kosovës për të përmbushur nevojat për ujë të pijes?