Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për votim në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.
Procesi i regjistrimit dhe evidentimit ka filluar për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta, ndërkaq për votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione do të fillojë më 15 shtator.
Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.
-
Më 29 tetor nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për balotazh
-
KQZ: Për votuesit që s’mund të shkojnë në vendvotim do të angazhohen ekipe mobile
-
KQZ: Sot afati i fundit i regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta
-
Elezi: Platforma për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës e qasshme sot pasdite
-
Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta