Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira. Kështu thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë gjatë dy ditëve, sot dhe nesër. Të mërkurën mot me vranësira të shpërndara, por kryesisht të dendura, derisa ditën e enjte pritet që këto vranësira të intensifikohen dhe të shoqërohen me reshje të kohëpaskohshme të shiut, thuhet në komunikatën e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
Artikuj të ngjashëm