Sot dhe nesër parashihet mot kryesisht i vranët në Kosovë dhe me shi.
Temperaturat minimale pritet të sillen mes 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 8 dhe 13 gradë Celsius.
Të mërkurën e të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht të ngrohtë.
Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe të enjten.
Ndërkohë të premten parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.