Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta dhe lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes -1 dhe 7 gradë celsius, e maksimalet do të arrijnë mes 8-11 gradë.
“Të mërkurën, vendi do të ndodhet nën ndikimin e fushave të presionit në rënie, duke favorizuar zhvillim të vranësirave të dendura. Parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu. Parametrat termikë do të mbesin relativisht stabilë, ndërsa fusha barike do të shënojë rënie graduale. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–9m/s”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.