Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Kosovë mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas njoftimit, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.