Arbëri

Mot me vranësira dhe reshje shiu sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHK-së, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.