Sot më 24 qershor, shënohet Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian të Ballkanit e cila shënohet edhe në Kosovë si është ditë zyrtare.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, përmes një kumtese për media thotë se për vite me radhë “24 Qershori” është simbolizuar me shumë aktivitete brenda Javës Egjiptiane, mirëpo për fat të keq këtë vit, siç shprehet ai, “ne nuk do të mund të kremtojmë këtë ditë siç e kemi festuar në vitet e kaluara për shkak të situatës aktuale që po ballafaqohemi me virusin COVID-19.
“Është e vërtetë që e gjithë bota duke përfshirë edhe Kosovën, po ballafaqohemi me virusin COVID-19, por për fat të keq komuniteti Egjiptian ballafaqohet në jetën e përditshme: me virusin e quajtur “diskriminim”, virusin “racizëm”, virusin e “pa punësimit” dhe shumë viruse të tjera që ende nuk kemi arritur të gjejmë ilaç për t’i shëruar këto sëmundje në Kosovë. Shpresoj me përkushtim të qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë kosovare, ne mund t’i kalojmë jo vetëm këto sfida por duhet që të gjithë së bashku të marrim përgjegjësi dhe t’i kryejmë obligimet të cilat na mundësojnë Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Kosovës”, thotë deputeti Berisha.
Tutje, Berisha ka uruar gjithë komunitetin egjiptian për shënimin e kësaj dite.
-
Osmani uron komunitetin egjiptian dhe i falënderon për kontributet
-
Berisha: Po bëhet lojë politike cili po e dëmton tjetrin, por më së shumti dëmtohet Kosova
-
Kurti lavdërohet për mbështetjen për komunitetet, Berisha gjen mangësi në organizimin shtetëror
-
Berisha kërkon të jetë pjesë e institucioneve: I gatshëm të marrë drejtimin e secilës ministri
-
Thaçi: Kosova e pasur me komunitete