Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës së komunitetit egjiptian, ka pritur një delegacion të kryesuar nga deputeti Veton Berisha.
Osmani ka uruar komunitetin egjiptian në ditën e tyre dhe ka falënderuar për kontributin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës. Tha se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë të rëndësishme për promovim të vlerave të shoqërisë.
Siç njofton kumtesa nga Kuvendi, deputeti Veton Berisha, në emër të këtij komuniteti i ka ndarë një mirënjohje kryetares Osmani dhe ka kërkuar që dita e këtij komuniteti të përfshihet në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës.
“Në këtë takim, deputeti Berisha ka përmendur problemet e komunitetit egjiptian me përfshirjen në jetën institucionale dhe mospërfshirjen e fëmijëve të këtij komuniteti në mësimin online”, tha ajo.
-
Në Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian deputeti Berisha flet për “viruset” e përditshme
-
Thaçi uron komunitetin egjiptian për Javën Egjiptiane
-
Osmani: Bajrami të shërbejë si festë për bashkim
-
Osmani e Haxhiu urojnë Ditën e Komunitetit Ashkali
-
Kurti lavdërohet për mbështetjen për komunitetet, Berisha gjen mangësi në organizimin shtetëror