Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur një delegacion të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane.
Thaçi e ka uruar komunitetin egjiptian për Javën Egjiptiane, për 24 Qershorin, i cili nga ky vit është zyrtarisht Ditë Memoriale e Egjiptianëve, si dhe për aktivitetet e shumta gjatë javës së kaluar.
“Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri”, u shpreh Thaçi.
Ndërsa, deputeti Berisha theksoi se Kosova është shtet i gjithë egjiptianëve që jetojnë këtu dhe të gjithë janë të interesuar që të kontribuojnë sa më shumë që munden.
Presidenti Thaçi i falënderoi pjesëtarët e komunitetit egjiptian për kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë tonë.
-
Thaçi priti një delegacion të komunitetit egjiptian, i quan pasuri të vendit
-
Osmani uron komunitetin egjiptian dhe i falënderon për kontributet
-
Thaçi: Kosova e pasur me komunitete
-
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president të Kosovës
-
Berisha: E kam votën pro për presidentin, por po presim konsensusin e partive shqiptare