Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot 36 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orësh në Shqipëri

Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orësh janë identifikuar 36 raste të reja. Dita e sotme ka regjistruar numrin më të madhe të të infektuarve që pas ‘plasjes’ së epidemisë.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 1299. Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se ka 27 raste që i përkasin Tiranës, 4 në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditëve të fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona, të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 27 raste. Kanë humbur jetën 34 persona (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1).