Rritje shifrash të rasteve të reja me COVID-19 ka regjistruar Shqipëria të shtunën. 289 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit.
Nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes.
Në të njëjtën kohë janë regjistruar 32 të shëruar.
Rastet pozitive vijnë më së shumti nga zona e Tiranës, me 203.