Analisti Agim Sopi ka thënë se të gjitha faktet tregojnë se shteti i Serbisë është i implikuar kokë e këmbë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në sulm u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, e u lënduan tre policë tjerë. Po ashtu u vranë edhe tre sulmues.
“Kemi fakte të bollshme, incizime, fotografi, pamje nga droni, gjetje, arsenal gjigant të armëve të prodhimeve të ndryshme, dokumente ushtarake. Kemi edhe xhirime nga baza ku janë stërvitur, që është bazë ushtarake serbe. Gjithë këto s’lënë dyshime se shteti serb është i implikuar kokë e këmbë në sulmin”, ka thënë Sopi në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka thënë se pas gjithë këtyre fakteve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është detyruar ta shtyjë Milan Radoçiqin, ta pranojë përgjegjësinë për ngjarjen.
Sopi thotë se Serbia do ta dënojë vetëm formalisht Radoiçiqin, porse mbetet të shihet nëse bashkësia ndërkombëtare e pranon këtë vendim.
-
Polici Kryeziu: Sulmi në Banjskë qe i organizuar nga struktura ushtarake
-
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
-
Një vit nga sulmi në Banjskë, terroristët të lirë në Serbi
-
Osmani: Dëshmitë kanë konfirmuar se Vuçiqi qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë
-
Opozitarët serbë kërkojnë sqarim për rolin e Serbisë në Banjskë