Opinionisti Agim Sopi ka thënë se pushteti i Edi Ramës në Shqipëri ka ardhur në kulm. Sopi thotë se Rama do të donte të bëhej diktator, por e di se kjo është e pamundur.
“Ndoshta me shumë qejf ai do të shndërrohej në një diktator, por ai e ka kuptuar – megjithatë është burrë inteligjent – se diçka e tillë është e pamundur. Atëherë ai udhëton e mbijeton mes dy binarëve”, ka thënë Sopi në “Konfront” të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSopi ka thënë se Rama sundon në Shqipëri. Ai ka vlerësuar se si Partia Socialiste ashtu edhe Partia Demokratike janë “dy pole, pothuajse komuniste”.
“Komunist të veshur me petka pak evropiane...Nuk ofrojnë alternativë. Të paktën jo një demokratike”, tha Sopi.
Prej 12 ditësh në sheshin kryesor në Tiranë është duke u protestuar kundër investimeve për projektin e një resorti në zonën e mbrojtur të Vërnecit, ku si investitor është edhe Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan, Donald Trump. Protesta ndryshe po quhet "revolucioni flamingo".
Nurellari: Investitorët në Zvërnec po tentojnë të dalin nga lista e zezë e SHBA-së
Analisti politik, Adri Nurellari, ka vlerësuar se me investimin në Zvërnec, dy investitorët siriano-katarezë po përpiqen të dalin nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohen për financim të grupeve terroriste si Al Nusra dhe ISIS.
Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Nurellari ka thënë se pas projektit të shumëpërfolur nuk qëndron një investim i drejtpërdrejtë amerikan, por interesa të tjera financiare që, sipas tij, synojnë të përfitojnë nga lidhjet me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas tij, përfshirja e Kushnerit në projekt shërben si një mekanizëm për t’u krijuar këtyre investitorëve mundësi për të dalë nga kufizimet e mëparshme amerikane.
“Mashtrimi i madh është që ky është një investim amerikan. Kushner është një lloj sekseri, ndërmjetësuesi, marka e projektit, sepse kur është pyetur nga media të ndryshme ndërkombëtare të njohura si “El Pais”, “Al Jazeera”, kompania e tij ka treguar se nuk po investojnë por janë bashkëpunëtorë. Faktikisht investitorë janë dy vëllezër, që janë siriano-katarezë që në të kaluarën janë dyshuar dhe akuzuar si sponsorizues të terrorizmit, të Al Nusrës, të ISIS-it. Me sa duket kjo është një taktikë ku ata duke investuar në një projekt që e bën përfitues edhe Kushnerin, dhëndrin e presidentit Trump, ata përpiqen të dalin nga lista e zezë amerikane dhe t’u jepet mundësia të investojnë në projekte të mëdha të rindërtimit të Sirisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, shkëndija që nxiti reagimin qytetar ishte ndërhyrja e policisë në mbrojtje të një gardhi që, sipas tij, ishte ngritur pa lejet përkatëse.
“Kësaj radhe pati solidaritet mbarëkombëtar sepse arroganca me të cilën u ballafaqua dhe fakti që policia ishte atje e pranishme duke e mbrojtur një gardh të paligjshëm sepse nuk kishte akoma vendim dhe nuk kishte leje zhvillimore, po ashtu makineritë ishin të paligjshme dhe kur panë këtë lloj abuzimi ku policia ishte duke mbrojtur këtë gardh të paligjshëm pa marrë leje për ndërtime, i indinjuan shumë qytetarë sepse e kanë provuar në kurriz. Kjo ka qenë shkëndija e një revolte për një padrejtësi të akumuluar dhe po ashtu edhe për faktin që ndryshe nga çka është portretizuar, kanë dalë gradualisht mashtrime pas mashtrimeve”, ka shtuar ai.