Opinionisti Agim Sopi ka thënë se Kosova duhet t’i thotë “stop” Marrëveshjes së Brukselit dhe t’i kthehet asaj të Washingtonit.
Sopi në “Konfront” të KTV-së ka thënë se pushteti i ri i Serbisë do të jetë shumë më i pafavorshëm për Kosovën.
Lista Studentore fitoi të dielën zgjedhjet në Serbi, duke i dhënë fund regjimit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit si kryeministër e më pas president.
“Me këtë Lëvizje do të kemi telashe shumëfishtë më të mëdha. Saktësisht unë mendoj se Kosova, pas konsolidimit të qeverisë së re të Serbisë, duhet të dalë publikisht me guxim të madh e t’i thotë stop Marrëveshjes së Brukselit e ta shpallë atë null. Ajo nuk ekziston dhe t’i rikthehet Marrëveshjes së Washingtonit të Trumpit 1...me atë marrëveshje parashihej njohje e ndërsjellë në qendër. Marrëveshja e Brukselit nuk përmend njohjen askund, as në qendër e as në fund”, tha Sopi.