Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte nis në Prishtinë konferenca rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor...”

Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se sonte nis në Prishtinë një konferencë rajonale me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale”, e cila do të zgjasë dy ditë.

Konferenca është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Hapja zyrtare e saj do të bëhet sonte, në hotelin “Emerald” të Prishtinës, ndërsa temë e saj është “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë.”

Konferenca, sipas njoftimit, do të vazhdojë punimet nesër. Në të pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, dhe ekspertë rajonal dhe ndërkombëtar.

Në vazhdim Programi i Konferencës:

13 nëntor 2017, 19:00, Hotel Emerald

Edhe Sot nis konferenca rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor” Arbëri Sot nis konferenca rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor”

Hapja e Konferencës do të bëhet nga:

· Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

· Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem

14 nëntor 2017, 09:00-09:30, Hotel Emerald

Fjalimet hyrëse:

· Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

· Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Edhe NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor Arbëri NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor

· Zëvendëskryeministri/ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

· Ndihmës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem