Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot nis konferenca rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor”

Pas pak minutash, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, mbajnë konferencën rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Kjo konferencë, siç njofton komunikata, mbahet në hotelin “Emerald” dhe pritet të zgjasë dy ditë.

Në të pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, dhe ekspertë rajonal dhe ndërkombëtar.

Në vazhdim Programi i Konferencës:

13 nëntor 2017, 19:00, Hotel Emerald

Edhe Sonte nis në Prishtinë konferenca rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor...” Arbëri Sonte nis në Prishtinë konferenca rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor...”

Hapja e Konferencës do të bëhet nga:

· Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

· Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem

14 nëntor 2017, 09:00-09:30, Hotel Emerald

Fjalimet hyrëse:

· Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

· Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Edhe NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor Arbëri NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor

· Zëvendëskryeministri/ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

· Ndihmës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem