Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls”, debat për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së debatohet për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat në Kosovë

Në emision të ftuar janë: Basri Ibrahimi, Kryeinspektor i Inspektoriatit të Punës në Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale; Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës; Avni Hajdini, Kryetar i BSPK-së dhe Isuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës.

Sa është numri i punëtorëve që kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit 2018 në sektorin privat?

Cilat janë shkeljet e mëdha të të drejtave të punëtore, që bëhen në sektorin privat?

Sa është numri i punëtoreve që punojnë pa kontrata në sektorin privat, sipas BSPK-së?

Sa milionë euro humb shteti nga mospagesa e taksave dhe kontributeve?

Ku janë pengesat më të mëdha në drejtim të përmirësimit të gjendjes së punëtorëve?

Edhe Sonte në Puls ministri Reçica Arbëri Sonte në Puls ministri Reçica

Sa zbatohen ligjet dhe kontratat e punës?

Sa është orari i tyre i punës nëpër kompani të ndërtimeve dhe kompani për sigurim fizik?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe në TV Arta nga ora 21:45.