Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” debatohet për sektorin e Emergjencave në Kosovë

Sonte në në “Puls” debatohet për gjendjen e rëndë në sektorin e Emergjencave.

A është i vetmi shtet Kosova ku zjarrfikësit (heronjtë e shekullit 21) i ka anashkaluar duke mos zgjidhur statusin juridik të tyre, të pa përkrahur dhe të papërfillur nga institucionet?

A ka mos koordinim në mes të institucioneve në raste të ndërhyrjeve emergjente, rasti i vdekjes së dy policëve në Kaçanik, a ishte tregues se institucionet nuk kanë koordinim si duhet për t’u përballur me situata të tilla?

A janë të mangëta kapacitetet e reagimit për kërkim dhe shpëtim?

Sa është numri i zjarrfikësve që kanë pësuar lëndime nga zjarret?

Edhe Sonte në “Puls”, debat për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat Arbëri Sonte në “Puls”, debat për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat

Si është e mundur që zjarrfikësit ende punojnë me pajisje të viteve 90-a?

Cilat pajisje janë blerë me defekt e që nuk janë përdorur me vlerë prej qindra mijëra euro?

Pse nuk është zgjedhur statusi juridik i zjarrfikësve dhe a pritet zvogëlimi i pagave me ligjin e ri të pagave?

Cilët janë shkaktarët e shkaktimit të zjarreve në vende urbane dhe rurale?

Sa është numri i zjarreve në Kosovë brenda një viti?

Sa janë te rrezikuar banorët nga zjarret që jetojnë në ndërtesat shumëkatëshe?

Edhe Sonte në “Puls” diskutohet për shtimin e numrit të aksidenteve me fatalitet Arbëri Sonte në “Puls” diskutohet për shtimin e numrit të aksidenteve me fatalitet

Për këtë temë, sonte në “Puls” flasin zyrtar të MPB-së, njohës të fushës së emergjencave, sindikalist, dhe zjarrfikës.

Emisioni “Puls” në KTV transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA 21:45.