Në emisionin “Puls” të KTV-së, sonte, do të debatohet për temën: “Në Kosovë shkelen të drejtat e njeriut në shumë fusha”.
Deri ku kanë arritur hetimet e institucionit të Avokatit të Popullit për arrestimin dhe depërtimin e 6 shtetasve turq nga Kosova për në Turqi?
Sa po diskriminohen qytetarët në prona, gjini dhe moshë nga institucionet gjyqësore por edhe nga shoqëria?
Sa i respektojnë detyrimet kushtetuese dhe ligjore organet dhe institucionet kosovare në ofrimin e dokumenteve dhe të dhënave që Avokati i Popullit i kërkon?
Cilat institucione shkelin më së shumti të drejtat e njeriut?
Çfarë sundimi të ligjit kemi në Kosovë dhe çfarë kulturë të qeverisjes së mirë?
Sa është numri i vendimeve nga gjykatat që nuk janë ekzekutuar?
Sa ka shkelje të të drejtave të njeriut në shërbimin korrektues?
Parashkrimi i procedurave gjyqësore dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatave Themelore në raste të kundërvajtjes.
Suspendimet e padrejta nga puna nga institucionet publike dhe private?
Emisionin “Puls” mund ta ndiqni nga ora 20:00 në KTV dhe nga 21:40 në TV ARTA.