60 MINUTA

Gjendja e punëtorëve ne sektorin privat, sot në “60 Minuta” diskutojmë me Jusuf Azemin

Jusuf Azemi

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, do të jetë i ftuari i radhës në emisionin "60 Minuta" për të diskutuar për kërkesat dhe gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.

Çka u tha në takimin e sindikatës me  zyrtarë të komunës së Prishtinës ku u kërkua rritja e pagave për punëtorët teknik të shkollave dhe QKMF-ve?

Kur do të ndërpritet greva e punëtorëve të sigurimit fizik të QKUK-së?

A është nënshkruar kontrata me kompaninë dhe cilat janë kushtet e kontratës?

Cila është situata e punëtorëve në sektorin privat sot?

Sa respektohet ligji i punës?

A kanë kontrata të punës?

A ekziston ende frika e raportimit të shkeljeve nga punëdhënësi?

A vazhdon të jetë i lartë numri i punëtoreve që vdesin në vendin e punës, dhe atë kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë?

A kemi më shumë inspektorë të punës të cilët mbikëqyrin sektorin privat për respektim të këtij ligji?
Do të jenë disa prej çështjeve që do t’i diskutojmë në këtë intervistë.

Emisioni "60 Minuta" nis nga ora 17:00.