Kryeparlamentrja e Kosovës, Vjosa Osmani, është e ftuar në Interaktiv, ku do të flasë për akuzat e presidentit Hashim Thaçi ndaj familjes së saj, pastaj se kush duhet të përfaqësojë Kosovën në dialog, cilat duhet të jenë temat, për reciprocitetin, për dilemat që ajo thotë se duhet të sqarohen nga Qeveria Hoti dhe Presidenca.
Çka sipas saj, do të kërkojë Serbia në dialog? Do të flasë edhe për zhvillimet në partinë e saj LDK, për qortimet e kërcënimet që ka marrë se mund të përjashtohet dhe për postin që mban, e që i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Intervistën mund ta ndiqni Live në Youtube.
Artikuj të ngjashëm