Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në Interaktiv prindërit e Astrit Deharit

Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari, janë të ftuar sonte në Interaktiv të KTV-së, duke filluar nga ora 23:20.

Sot gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit. Bazuar në konkluzionet e këtij raporti, Prokuroria konfirmon se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, gjithashtu, në raport thuhet se ka dyshime që Astrit Dehari është vrarë.

Raporti i ekspertizës i është dorëzuar edhe familjes Dehari dhe avokatit, Tomë Gashi.

"Unë si prind tash pres nga organet e drejtësisë që të hapen hetimet dhe të kërkohet përgjegjësi për të gjitha ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit", tha babai i Astriti, Avni Dehari.

"Ne e kemi ditur rastin që Astritin e kanë vrarë në burg, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllur edhe pse janë lëvduar se brenda 15 ditëve do ta përmbyllin para tri vjetëve, por u bënë tre vjet e neve na kanë zier në kazan si familje", tha nëna e Astritit, Xhemile Dehari.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2017, familja Dehari vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze.