Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte fillon faza e tretë e dezinsektimit në Prishtinë

Sot do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë.

Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas komunës, edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 00:00, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:

Sot: Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane

Nesër: Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari

Të shtunën: Prishtina e re (Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

Të dielën: Bregu I Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re

Të hënën: Taslixhe, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe

Të martën: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.

“Bashkëpunimi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.