Të enjten në mbrëmje pritet të arrijnë në Kosovë votat e para të dërguara nga diaspora, përmes postës së shpejtë.
Siç ka mësuar KOHA, automjeti i postës së shpejtë, që po i bartë fletëvotimet drejt Kosovës, aktualisht është në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash s’ka informacione sa vota të dërguara me postë kanë arritur, që nga hapja e afatit më 2 shkurt. Afati i dërgimit të votave me postë përfundon më 12 shkurt, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
KOHA më herët raportoi për çmimet tejet të larta që po i paguajnë mërgimtarët për të dërguar votat brenda afatit ligjor. Çmimi i tyre po sillet mes 50 e 150 euro.
KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë aplikacione të tilla.
-
Në orën 19:00 pritet të fillojë numërimi i votave të fundit me postë
-
Sot nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
-
Nesër nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
-
Shtyhet nisja e votimit të mërgimtarëve, shkaku i vonesave në dërgimin e fletëvotimeve
-
Mbi 1.6 milion fletëvotime gati për zgjedhje, të shtunën shpërndahen në qendra komunale