Ish-kryetari i gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, të enjten ka udhëtuar për në Hagë meqë është ftuar si dëshmitar nga ana e Gjykatës Speciale, kanë thënë burimet e KOHËS.
Dobruna është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të paktën dy herë, në dhjetor 2018 dhe në gusht 2024.
Dobruna pati deklaruar publikisht se ka urdhëruar dënimin e Blerim Kuçit për dezertim gjatë luftës, por se urdhri i tij nuk është zbatuar asnjëherë.
Në Hagë, siç ka mësuar KOHA, ka udhëtuar edhe ish-ushtari Halil Çadraku.
Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle, ka thënë se çfarëdo informate që duhet të jetë publike, do të publikohet në uebfaqen e Speciales.
Artikuj të ngjashëm
-
Sokol Dobruna e Halil Qadraku ftohen për të dëshmuar para Speciales
-
Sokol Dobruna lirohet nga obligimi për dëshmi në Hagë, pasi tha se s’i kujtohen shumë ngjarje
-
Gjykata ndërpret dëshminë e Dobrunës
-
Refuzohet kërkesa e dëshmitarit Fondaj për të pasur avokat
-
Fondaj flet për inkuadrimin në UÇK, takimin me Krasniqin e vendimin për Kuçin