Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh Gjykata e Apelit i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë.
Kjo ia pamundëson Bashotës të qenit kandidat për kryetar komune. Në vendin e Bashotës, PDK-ja e ka emëruar kandidat Esat Racin.
Gjykata e Apelit në Kosovë më 30 gusht vërtetoi aktgjykimin e Themelores së Pejës për rastin e Bashotës dhe ish-nënkryetarit të Klinës, Enver Berisha.
Gjykata Themelore në Pejë, Bashotën dhe Berishën, i kishte shpallur fajtorë për veprën penale “mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve tjera financiare”. Ata ishin dënuar me burgim me kusht prej 6 muajve. Dënimi do të duhej vuajtur vetëm nëse gjatë periudhës njëvjeçare do të kryenin vepër tjetër penale. Po ashtu të akuzuarit janë gjobitur me 1200 euro.
Apeli ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Pejës si të pabazuar e po ashtu ankesën e avokatëve mbrojtës të Sokol Bashotës dhe Enver Berishës.
Edhe
Mosdeklarimi i pasurisë pamundëson kandidaturën e Bashotës për kryetar të Klinës
{gallery}
-
Bashota u certifikua nga KQZ-ja, por vendimi i sotëm i Apelit mund ta ndalojë kandidimin e tij
-
Krasniqi për kandidimin e Bashotës: Në momentin që vjen kërkesë për ndryshim do ta bëjmë këtë
-
Apeli vërteton aktgjykimin e Themelores në rastin e ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota
-
Tetë kandidatë për kryetarë komunash kanë probleme me ligjin, prin PDK-ja