Sokol Bashota ishte certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të kandiduar për të parin e Klinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Bashota, në kohën kur u certifikuan kandidatët për kryetar të komunave nga KQZ-ja, nuk kishte një aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit.
Burimet e KOHËS brenda KQZ-së kanë konfirmuar se ish-kryetari i Klinës u certifikua një javë më parë për të qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës. Megjithatë, gjithnjë sipas këtyre burimeve, me vendimin e Apelit situata mund të ndryshojë dhe Bashotës mund të mos i lejohet kandidimi.
Gjykata e Apelit në Kosovë sot vërtetoi aktgjykimin e Themelores së Pejës për rastin e Bashotës dhe ish-nënkryetarit të Klinës, Enver Berisha.
Gjykata Themelore në Pejë, Bashotën dhe Berishën, i kishte shpallur fajtorë për veprën penale “mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve tjera financiare”. Ata ishin dënuar me burgim me kusht prej 6 muajve. Dënimi do të duhej vuajtur vetëm nëse gjatë periudhës njëvjeçare do të kryenin vepër tjetër penale. Po ashtu të akuzuarit janë gjobitur me 1200 euro.
Apeli ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Pejës si të pabazuar e po ashtu ankesën e avokatëve mbrojtës të Sokol Bashotës dhe Enver Berishës.
Edhe
Mosdeklarimi i pasurisë pamundëson kandidaturën e Bashotës për kryetar të Klinës
KOHA ka provuar të kontaktojë me Bashotën, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.
-
Bashota nuk mund të kandidojë për kryetar komune, decertifikohet nga KQZ-ja
-
Apeli vërteton aktgjykimin e Themelores në rastin e ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota
-
Krasniqi për kandidimin e Bashotës: Në momentin që vjen kërkesë për ndryshim do ta bëjmë këtë
-
Ish-kryetari i Klinës, Bashota, dënohet me gjashtë muaj burgim me kusht