Qeveria e Sllovakisë ka përsëritur qëndrimin e saj lidhur me Kosovën. Ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane në detyrë i Sllovakisë, Ivan Korçok, deklaroi të martën pasdite në Tiranë se nuk ka një datë se kur ky shtet do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Gjatë një konference të përbashkët me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ivan Korçok tha se qëndrimi i Sllovakisë për Kosovën nuk ka ndryshuar, raporton Koha Ditore.
“Nuk e kemi këtë datë. Ju e dini se pozicioni i Sllovakisë sa i përket pavarësisë së Kosovës, pra deklarimi unilateral i Kosovës, nuk ka ndryshuar dhe nuk e shoh që ne brenda në Sllovaki do ta konsiderojmë këtë çështje për arsye që njihen tashmë. Në të njëjtën kohë doja të shtoja diçka tjetër. Kur shohim qasjen tonë ndaj Kosovës është e qartë që Sllovakia është për qasje pragmatike, është interesi ynë të lejojmë çdo gjë që do të ndihmonte zhvillimin ekonomik dhe social të këtij vendi. Ky është një pozicion ligjor dhe Sllovakia nuk do ta ndryshojë. Por në të njëjtën kohë ne besojmë se është në interesin tonë që ky vend të zhvillohet”, deklaroi Ivan Korçok.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Sllovakisë vizitoi Tiranen pas një vizite që ai zhvilloi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Korçok theksoi se ua ka bërë të ditur zyrtarëve serbë se nuk ka integrim të Serbisë në Bashkimin Evropian pa marrëveshje me Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, ku ka vendosur edhe foton e takimit me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, ia ka bërë të ditur Serbisë kushtet që BE-ja ka për Serbinë, e që njëri ka të bëjë direkt me bashkëpunimin e saj me Kosovën.
“Për Serbinë anëtarësimi në BE sigurisht që është i mundshëm dhe mund të bëhet nën dy kushte thelbësore: 1 Vullneti i fortë politik për të zbatuar reformat e nevojshme; 2. Marrëveshjet e detyrueshme ligjore me Kosovën”, ka shkruar Korçok, raporton Koha Ditore.
Pas deklarimit të Korcok në Twiter ka reaguar Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë.
Edhe
Kryeministri sllovak pro-rus s’sheh arsye për ta njohur Kosovën
“Kemi folur edhe për çështje të hapura, siç është gjetja e një zgjidhjeje të përhershme për Kosovën. Unë i thashë ministrit se ne nuk mund të tregtojmë me Kosovën. Ne nuk kërkojmë asgjë specifike vetëm për popullin serb, por një marrëveshje në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Daçiqi.
Edhe në Beograd, ashtu si në Tiranë , ministri i Jashtëm i Sllovakisë vuri në dukje se vetëm një zgjidhje e përhershme në mes Prishtinës dhe Beogradit mund të jetë në interes të popujve të Kosovës dhe Serbisë.
-
Ambasada e Sllovakisë në Beograd: Qëndrimi jonë për pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar
-
Daçiq: Nuk do ta pranojmë kurrë zgjidhjen e perëndimorëve të vitit 2008 për Kosovën
-
Ultimatumi i Daçiqit për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare
-
Sllovakia s’e njeh Kosovën, jo për shkak të Serbisë, por për shkak të parimeve