Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Nuk do ta pranojmë kurrë zgjidhjen e perëndimorëve të vitit 2008 për Kosovën

Beogradi ende vazhdon të mendojë se mund të ndikojë në statusin e Kosovës pavarësisht se ky status është zgjidhur me shpalljen e pavarësisë dhe me njohjen e saj nga më shumë se 110 vende të botës, transmeton Koh.net.

Kështu, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq sot ka shfaqur sërish dëshirën se Beogradi është i gatshëm të marrë pjesë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe të propozojë zgjidhje!

“Por, ka vazhduar ai i dëshpëruar, shumë vende perëndimore nuk duan që kjo çështje të jetë në rend dite sepse mendojnë se ajo është zgjidhur në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, përcjell “kurim” i Beogradit .

"Ne me këtë nuk do të pajtohemi kurrë", ka thënë Daçiq pas bisedimeve të sotme me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikolas Kotzias në Beograd.