Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ultimatumi i Daçiqit për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka deklaruar sot se as që bëhet fjalë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të lejojë që ajo të ketë ulëse në Kombet e Bashkuara, transmeton Koha.net.

“Nuk është në interesin tonë që ta ashpërsojmë situatën, por që ajo të jetë e qetë dhe që të zbatohet marrëveshja e Brukselit”, ka thënë Daçiq i cili njëkohësish ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare a e do Serbinë partner apo peng të marrëdhënieve të këqija, përcjell b92.

Duke shtuar se Serbia e pret 20 prillin për të parë nëse Prishtina deri më atëherë i përmbush detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e Komunave serbe, Daçiq ka theksuar se nëse nuk përmbushen detyrimet, atëherë Serbia do detyrohet të vendosë çfarë të bëjë më tutje.